UBT

Jakupi: Mospuna dhe dështimet e drejtorëve do t’i faturohen kryetarit Sinani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Amir Jakupi nga shoqëria civile në Kamenicë, njëherit njohës i zhvillimeve politike në këtë komunë, e ka vlerësuar si të dobët performancën e drejtorëve komunalë, në pjesën e parë të mandatit qeverisës. “Përjashto dy-tre drejtorë, të cilët kanë treguar performancë relativisht të mirë në këto dy vjet qeverisje, të tjerët nuk janë të paprekshëm nga ndonjë fshesë eventuale e kryetarit të Komunës”, është shprehur Jakupi.

Sipas tij, shumica e drejtorëve të emëruar kanë pa përvojë menaxheriale dhe njëkohësisht emra surprizë për qytetarët. “Në fillim të mandatit, kreu i Komunës pati paralajmëruar se për çdo ngecje e mospunë do të ketë ndëshkime e ndryshime, por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse publikisht janë shfaqur pakënaqësi për perfomancën e dobët”, i ka kujtuar ai kryetarit të Komunës, Begzad Sinani.

FIDANISHTJA

“Zëvendësimet e bëra deri më tani, më shumë se sa synim për rishikimin e performancës apo përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, janë bërë për promovim emrash. E faturën për qeverisjen e dobët dhe dështimet e panumërta, të cilat janë të njohura tashmë për opinionin, pas dy vitesh do ta paguajë një person. E, të cilit nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për reflektim”, tha Amir Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.