ARKATANA

Jakupi: Kuvendi i Kamenicës, jashtë binarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqëria civile në Kamenicë shprehet e shqetësuar në lidhje me ecurinë e punës së Kuvendit Komunal të Kamenicës. Amir Jakupi nga OJQ “Fortesa” që në partneritet me KDI-në monitorojnë Kuvendin, i ka bërë thirrje partive politike që ta mbrojnë këtë organ nga degradimi i mëtejshëm.

“Shpeshherë Kuvendi Komunal shndërrohet në teatër, nga diskutimet qesharake dhe ato jashtë rendit të ditës, menaxhimi jo i mirë i seancave, ‘pazari’ gjatë kohës së votimeve. Imazhi i këtij organi po devalvohet dhe një ditë nuk do të mund të vlerësohet më si institucion vendimmarrës”, ka deklaruar Jakupi.

ARKATANA

Ai ka kritikuar mënyrën e sjelljes në Kuvend të ‘ri-shikimit të buxhetit për 2014 dhe emërtimin e rrugëve dhe zonave të qarkullimit publik’, të shqyrtuara në dy mbledhjet e fundit të Kuvendit. “Materiali për rishikimin e buxhetit i është sjellë asambleistëve aty për aty, pa iu dhënë kohë asnjë ditë për shqyrtim. Kjo është një praktikë e keqe që po përsëritet nga viti në vit. Ndërsa, në seancën e sotme, e cila më shumë i ngjante një cirku, kaloi raporti i Komisionit për emërtimin e rrugëve mes shumë kundërthëniesh e dyshimeve për falsifikime. Më e papranueshmja për ne si monitorues, ishte mënyra e numërimit të votave, ku qëllimisht u krijua një tollovi për ta kaluar këtë pikë, ku kemi dyshime se më shumë këshilltarë votuan kundër se sa pro kësaj pike”, ka thënë ndër të tjera Amir Jakupi në reagimin e tij në lidhje me vendimet e fundit të Kuvendit të Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.