UBT

Jakupi: Kuvendi dembel i Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Organizata “Fortesa” është shprehur e pakënaqur me punën e legjislativit të Kamenicës. Organizata e cila e monitoron e punën e këtij organi, legjislativin aktual e ka vlerësuar si përbërjen më të dobët në historinë e Kuvendit të Kamenicës. Madje, i ka vënë epitetin e Kuvendit dembel.

Përfaqësuesi i OJQ “Fortesa”, Amir Jakupi, ka thënë se ky Kuvend që në fillimet e tij është përballur me veprime të kundërligjshme, për të vazhduar me pasivitetin e këshilltarëve, të ndikuar nga ekzekutivi dhe një opozitë që nuk ka qenë të detyrës. “Përbërja aktuale e Kuvendit është një kukull e bukur e ekzekutivit komunal dhe assesi nuk ka arritur ta fus nën mbikëqyrje punën e qeverisjes komunale. Në këta 15 muaj nuk kanë dëshmuar se janë mbrojtës të interesave të qytetarëve, përkundrazi kanë qëndruar nën hije të ekzekutivit”, ka theksuar Jakupi.

Sipas tij, nuk është dëgjuar asnjë ide e asambleistëve për hapjen e një zyreje, e cila do të shërbente për një komunikim të përhershëm mes këshilltarëve dhe qytetarëve. “Asambleistët janë shkëputur prej zgjedhësve të tyre”, ka thënë ai.

Uji Dea

Jakupi ka bërë vërejtje edhe për punën e komiteteve konsultative dhe Grupin e Grave. “Themelimi i komiteteve konsultative, që do të duhej të shërbenin si mekanizma efikas për paraqitjen e brengave të qytetarëve, nuk kanë arritur ta dëshmojnë këtë. Nuk kemi parë dhe dëgjuar këto organe të kenë dhënë ide, propozime e iniciativa konkrete për zgjidhjen e ndonjë problemi. S’ka progres në këtë drejtim. Ndërsa, Grupit të Grave pos ekskursioneve, nuk i ka interesuar ndonjë gjë tjetër”.

Jakupi është shprehur kritik edhe për punën e ekzekutivit, ku sipas tij, kryetari dhe drejtorët komunalë kanë treguar performancë të dobët në katër muajt e parë të këtij viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.