Fundamenti

Jakupi: Kjo qeverisje po i kushton shtrenjtë Kamenicës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – OJQ “Fortesa” konsideron se Komuna e Kamenicës ka bërë shpenzime enorme dhe jashtë çdo standardi për situatën ekonomike e financiare të kësaj komune.
Amir Jakupi nga kjo organizatë, ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës gjatë vitit 2014 ka shpenzuar mbi 80 mijë euro për karburante, mbi 23 mijë euro për dreka zyrtare, 9 mijë euro për telefoni, 26 mijë euro për udhëtime brenda vendit dhe 5 mijë e 500 euro për informim publik.

”Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë, del se zyrtarët e Kamenicës për çdo ditë kanë shpenzuar nga 220 euro vetëm për derivate. Për një komunë të vogël, të varfër e të pazhvilluar, ky shpenzim është i papranueshëm”, ka thënë Jakupi.

ARKATANA

Sipas tij, Kamenica është në mesin e komunave që ka shënuar rënie të konsiderueshme të të hyrave financiare dhe nuk e ka luksin të bëjë shpenzime të panevojshme.
“Është shqetësuese edhe shuma prej 230 mijë eurove detyrime dhe fatura të papaguara për vitin e kaluar”.

Jakupi i bënë thirrje kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë, që të shkurtojnë shpenzimet në disa kode buxhetor dhe të kujdesen që paraja e qytetarëve të Kamenicës të shpenzohet në mënyrë efikase dhe në dobi të tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.