RCCOLA

Jakupi: Drejtorët e rinj të padëshmuar në aspektin menaxherial – gratë, fasadë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Emrat e drejtorëve të prezantuar dje nga kryetari i Kamenicës janë përgjithësisht anonim për opinionin, pa një profil politik dhe emra që nuk janë dëshmuar në aspektin menaxherial. Pavarësisht që janë vendosur emra të rinj, ka shumë pak mundësi që të ndryshohet modeli qeverisës krahasuar me udhëheqjet e kaluara të Kamenicës thotë Amir Jakupi.

Mobi Casa

Sipas tij është për t’u vlerësuar që krerët e Komunës janë kujdesur që në Këshillin e Drejtorëve të mos kemi emra të akuzuar, të përfshirë në skandale e afera dhe me njolla në biografi, por personalisht kam shumë dilema nëse kjo qeverisje do të jetë e suksesshme, shumëçka do të varet edhe nga bashkëpunimi mes partnerëve të koalicionit dhe faktorë të tjerë. “E kemi po të njëjtin buxhet, të njëjtën administratë dhe shumë probleme të trashëguara. Shpresojë që gjatë këtij mandati të kemi një adresë të llogaridhënies në Komunë, e jo si më parë drejtorët të kenë tre e më tepër shefa. Ekziston një përshtypje se gratë janë më të përgjegjshme e më vështirë të korruptueshme, por në rastin e e gjashtë drejtoreshave në kabinetin e Qëndron Kastratit, konsiderojë se është bërë për fasadë dhe për përmbushje të një premtimi elektoral. Shumicës së tyre nuk besoj se do t’i jepet hapësirë për vendimmarrje” thotë Amir Jakupi./rajonipress/