UBT

Jakupi: A duhet të rithemelohet PDK-ja e Kamenicës?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – PDK-së nuk i duhen në krye ata që po synojnë vjedhtazi ta rrëzojnë kreun aktual të degës, e që deri më sot i janë nënshtruar standardeve të tij poshtëruese. E as ata që po shpikin gënjeshtra për humbjen 22 tetorit. As ata që nuk iu bindën vendimeve të kryesisë dhe punuan jashtë linjave partiake në balotazhin e nëntorit. Kamenicës i duhet një PDK e Re thotë Amir Jakupi.

Jemi në një moment, kur as nga qeverisja e re e Komunës nuk presim ndonjë gjë të re. Në këtë situatë, opozita, konkretisht PDK-ja do të kishte ngritur me lehtësi një alternativë serioze dhe të besueshme. Por, fatkeqësisht nga kjo PDK, për më tepër nga përfaqësuesit e saj në Asamble, pritjet janë zero.

Uji Dea

Është koha që PDK-ja ta shemb të vjetrën, të largohet prej saj, duke u nisur nga kreu i degës Emin Krasniqi. Ta përqafojë një qasje tjetër, një filozofi tjetër dhe t’ua kthej besimin anëtarëve e votuesve të saj.

PDK’ja e sotme e Kamenicës është një forcë politike e cila ka probleme serioze të sigurojë numrin minimal të njerëzve për ta mbajtur një kuvend zgjedhor. Mjafton ky detaj, për të kuptuar gjendjen dhe momentet kritike nëpër të cilat po kalon kjo Degë.
Kasta e vjetër, e konsumuar e partisë, devijimi nga programi politik, korruptimi në dy mandate qeverisëse, hyrja në koalicione të panatyrshme…, kanë prodhuar një situatë ku rithemelimi i PDK’së në Kamenicë është i domosdoshëm është shprehur Amir Jakupi./rajonipress/