FIDANISHTJA

Jakup Krasniqi: Zgjedhje të parakohshme nëse Mustafa nuk tërhiqet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi e ka gjetur fajtorin kryesor për bllokadën politikë në Kosovë. Ai është Hashim Thaçi.Por, përgjegjësi për bllokadën, Krasniqi, i lë edhe Isa Mustafës.

“Edhe pse Thaçi është gjellëbërësi kryesor i kësaj gjelle të keqe, ai është në një pozitë shumë më të mirë se Kryeministri i cili e ka marrë në dorë një patate të nxehtë dhe të cilës nuk po mund t’ia gjejë vendin”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për Gazetën Fjala.
Por, cila është zgjidhja më e mirë?

Jakup Krasniqi e ka përgjigjen.
“Nëse Kryeministri nuk e tërheq nënshkrimin, ai duhet ti jep mundësi një moratoriumi e pastaj zgjedhjeve të parakohshme. Kjo ndoshta është zgjedhja më e mirë”, ka shtuar ai.

Jakup Krasniqi është njëri prej politikanëve edhe sa ka qenë në pushtet me PDK’në ka pasur raporte të mira me Vetëvendosjen e AAK’në.

Por, ka qëndruar larg kur këto parti tentonin të ndërtonin Qeverinë e re të Kosovës, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Mobi Casa

Sidoqoftë, Lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti i kishte futur njerëzit e LDK’së, AAK’së e NISMA’s në kategorinë e hajnave të ligës së dytë.

Pavarësisht kësaj, Krasniqi thotë se opozita aktuale, VV, AAK e NISMA duhet të shkojnë në zgjedhje të reja të bashkuar.

“Nuk do të kishte kuptim që kjo opozitë e bashkuar mos të shkonte e bashkuar edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka deklaruar ai.

Jakup Krasniqi për herë të parë ka folur fjalë të mira edhe për Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Ka thënë se është duke vepruar me zgjuarsi në raport me deputetët e opozitës, të cilët po e bllokojnë punën e Kuvendit.

“Kryetari Veseli është duke vepruar me zgjuarsi do të dëshiroja që ai të vepronte me përgjegjësi, pasi ka një situatë të re”, ka thënë Jakup Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.