Hidromorava

Jakup Krasniqi tenton të shpërlahet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Jakup Krasniqi ka gëzuar të gjitha benefitet duke qenë pjesë e PDK’së që prej 13 vitesh.Ka qenë për disa herë radhazi deputet, ministër, ushtrues detyre i Presidentit dhe aktualisht Kryeparlamentar i vendit.

Me një hipokrizi të pashoqe, duke gëzuar këto privilegje ai nuk e ka guximin e as kurajon që të heq dorë prej tyre edhe pse është zgjedhur me votat e deputetëve, që ai i ka quajtur hajna.

Nëse supozojmë se PDK është fajtore për nivelin e lartë të korrupsionit, nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe të keqqeverisjes, si ka mundësiqë Jakup Krasniqi, duke qenë në hierarkinë më të lartë PDK’së, të mos ketë as më të voglën pjesë të përgjegjësisë.

Tendenca e Krasniqit për ta riformësuar karakterin e tij duke kritikuar ashpër, por duke mos u larguar nga PDK’ja flet më së miri për moralin e pështirë të politikanit të sotshëm kosovar, cfarë në këtë rast shohim te z.Krasniqi.

Uji Dea

Të kësaj natyre janë edhe komentet që Krasniqi i bën herë pas here në rrjetet sociale, si këto të fundit që mund t’i vlerësoni vetë dhe të vendosni a t’i besoni apo mos t’i besoni atij.

Në postimin e fundit në Facebook, Krasniqi shkruan se tani ka ardhur kohapër tua treguar vendin “komandantëve”.

Derisa në një prononcim për media të hënën sërish ka luajtur politikanin e purifikuar duke thënë se Qeveria duhet të shitet për shkak të keqqeverisjes./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.