Jakup Krasniqi: Presidente me kë ke biseduar, dikush është duke na mashtruar

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi para dy dite ka thënë se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk është konsultuar me askënd kur ka folur për formimin e gjykatës speciale.
E pas kësaj, kanë folur edhe në presidencë, ku thonë se ‘Jahjaga foli për Gjykatën Speciale pas bashkërendimit me institucionet tjera’.
Por Jakup Krasniqi sërish ka dyshime rreth asaj se më e ka biseduar presidentja e vendit, për formimin e kësaj gjykate.
Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nëse presidentja e vendit e ka dhënë këtë deklaratë pas bashkërendimit me institucionet tjera, atëherë sipas tij del që nga këtu të jetë mashtruar dikush.
“Nëse është kështu si po thotë, këshilltari i Presidentes dhe unë po dua të besoj që kështu është, atëherë dikush është duke i mashtruar si ndërkombëtaret ashtu edhe opinionin publik vendor, pasi ne dy takime që kemi pasur me ndërkombëtaret, zyrtaret e lartë të Qeverisë kanë thënë se “për rastin e Gjykatës Speciale po dëgjojnë për herë të parë”. Atëherë me cilin institucion vendor është konsultuar Presidentja?”, ka pyetur Krasniqi.
Ai para dy dite, kishte reaguar pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, se Kosova ës htë e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë ndërkombëtare.