UBT

Jakup Krasniqi paralajmëron dorëheqjen?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk e ka mohuar të premten se është duke e shqyrtuar pozitën e tij të cilën e ushtron tani. Ai në një prononcim për Radio Dukagjinin ka thënë se veprimet e tij do të jenë konform interesit të vendit, dhe për rrjedhojë është duke e analizuar seriozisht çështjen e pozitës në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur se nëse fundi i këtij muaji do të rezulton me dorëheqjen e tij nga kreu i legjislativit, Krasniqi ka theksuar se kjo gjë do të varet nga rrethanat që janë krijuar dhe që do të krijohen.

“Nëse jap dorëheqje, kam gatishmëri që pozita të cilën e ushtroj t’i takoj subjektit më të madh politik në Kuvendin e Kosovës. Nuk dëshiroj që dorëheqja ime të krijojë krizë institucionale në Republikën e Kosovës, por kjo gjë nuk varet nga unë, por nga subjektet politike që janë në kuvend”, ka deklaruar ai.

FIDANISHTJA

Krasniqi ka thënë se në momentin që do të kaloj në partinë të cilën pritet ta formoj së bashku me ish- deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, dorëheqja e tij përveç se është akt moral, ajo parashihet edhe me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në vend.

Ndryshe, ish sekretari i PDK-së, pritet që së bashku me ish-nënkryetarin e PDK-së të dalin me një formacion të ri politik./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.