Fundamenti

Jakup Krasniqi në Bruksel për rastin Limaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të Nismës, Jakup Krasniqi, ka qëndruar në Bruksel ditëve të fundit, ku ka pasur disa takime me deputetë të Parlamentit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është takuar me raportuesen për Kosovën, Ulrike Lunacek, dhe me deputetin Eduard Kukan. Pas këtyre takimeve, Krasniqi ka thënë se me ta ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë e veçanërisht për dyshimet për politizim të Gjykatës së EULEX-it në rastin Limaj, ku ka pasur tentime për ndërhyrje politike në dëm të tij.

Krasniqi tha se u ka kërkuar bashkëbiseduesve në Bruksel që të angazhohen për të siguruar respektimin e ligjeve dhe drejtësinë, përcjell koha.net.

Mobi Casa

Ai tha se ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Partisë Nisma për rastet e raportuara nga “Koha Ditore” se një gjykatës i EULEX-it ka shprehur gatishmëri për ta dënuar zotin Limaj pa pasur nevojë të marrë parasysh rastin.

Krasniqi ka thënë se bashkëbiseduesit e tij kanë shprehur interes që hetimet lidhur me keqpërdorimet në EULEX të shkojnë deri në fund, dhe në këtë kontekst presin raportin e hetimeve që duhet të prezantohet së shpejti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.