UBT

Jakup Berisha ka disa fjalë për PDK dhe Riad Rashitin: Ra ky mort e u pamë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – E paskan prish marrëveshjen bashkë qeverisëse për komunën e Gjilanit, me LVV. Kryetari i këtij grupimi politik Riad Rashiti kishte tentuar ta arsyetonte prishjen e koalicionit, por ky “arsyetim” besoj që i drejtohet atyre qytetarëve të komunës që dalin në vota si mjetë votimi, jo për ata që marrin pak vesh në politikë ka shkruar Jakup Berisha.

Postimi i plotë i Jakup Berishës:

Kryetari i PDK-s, zoti Rashiti i kishte njehur disa nga lëshimet për këto 16 muaj bashkeqeverisëse e në mesin e tyre edhe emërimin e aksionarëve dhe bordeve në dy ndërmarrjet komunale dhe prishjet e kontratave për investimet kapitale si: Stadiumi i qytetit, autostrada Prishtinë-Gjilan, hyrje-daljet në zgjerimet e rrugëve të Gjilanit.

Mendoj personalisht se përgjegjësia është e të dy partnerëve të koalicionit, e jo vetëm e njërit sepse nëse ju e keni vlerësua që për 16 muaj nuk keni qenë të aftë të caktoni përfaqësuesit e aksionarit në gjithsej dy ndërmarrje lokale publike, e pasandej për tê zgjedh bordet e këtyre ndërmarrjeve publike atëherë kjo është direkt përgjegjësi e juaja sepse drejtorin e zhvillimit ekonomik e keni qeveris ju, pra PDK-a, në momentin që ju keni hasë në rezistencë u dashur të njoftohet opinioni e jo të heshtni e Menaxhmentet e këtyre ndërmarrjeve marrin paga jashtë të majme madje edhe nga 1500 euro/ muaj, pa kurrfarë kontrate e as të ushtruesit të detyrës, sepse ligji mbi ndërmarrjet publike nuk njeh shprehjen ushtrues detyre.

Eco Higjiena

Personalisht mendoj se kjo përgjegjësi bie mbi dy partnerët, e kjo punë ishte dashur të përcaktohet me marrëveshjen për bashkqeverisëje.
Sa i përket prishjes së kontratave për investime kapitale kjo ishte dashur të njoftohet opinioni se çka po kërkon ky praktikanti në detyrë i quajtur kryetarë i komunës sepse ju së paku ose disa nga ju keni pasur një eksperiencë në qeverisje me pushtetin lokal.

Pra këtij postimi ja dhashë titullin “Ra ky mort e u pame” sepse me kohë ju nuk keni GUXUA me bërë koalicion me partinë që s`ka lanë gurë pa lëvizë e madje edhe në kuvendin e Kosovës, ideologu i këtij grupimi politik i thojke H…. shko në Hagë, apo pushteti sado i vogël e i ulët që ishte jau verboj sytë dhe ja u shurdhoi veshët dhe e bëtë koalicionin me kundërshtarin më të madh të juajin.

Krejt çka të thoni tani nuk ju vlenë, sepse bashkëshortët që divorcohen edhe pse folin keq njëri për tjetrin nuk ja merr kush për bazë serioze.
Ju e bajshi me të shnoshe…!!