United Hospital

Jakaj nga IKD: Kushtetuesja mund ta pezullojë dekretin e presidentes Osmani për mandatarin për formimin e Qeverisë së re

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa e Listës Serbe të merret parasysh dhe zgjedhja e nënkryetari të Kuvendit nga komuniteti serb të kthehet në pikën zero, po ashtu pezullohet edhe dekreti i presidentes e cila e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, kjo do të ndodhte vetëm nëse Kushtetuesja vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk është kushtetuese.

United Hospital

‘’Nëse do të ketë një masë të përkohshme ndaj vendimit të Kuvendit për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb Nenad Rashiq, atëherë do të kemi pezullim të dekretit të presidentes Osmani për mandatarin e Qeverisë Kurti 3. Kjo pezullohet deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj procedura kthehet në pikën zëro duke e mandatuar sërish Kurtin për kryeministër. Pra, vetëm në rastin kur konsiderohet që zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ka qenë jo kushtetuese”, tha Jakaj për RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.