RCCOLA

Jahjaga zotohet në respektim të kuotës ligjore për dekretimin e ambasadorëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidentja Atifete Jahjaga është duke pritur raportet e Komisionit për Punë të Jashtme me emrat e të propozuarve për ambasadorë, para se të vendosë për dekretimin apo mosdekretimin e tyre.

Prej shtatë kandidatëve të propozuar për ambasadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme, vetëm njëri prej tyre është diplomat karriere. Të tjerët janë të emëruar politikë. Përjashtim bën vetëm Vlora Çitaku, e propozuar për ambasadore në Washington, e cila tashmë është dekretuar nga presidentja Jahjaga, shkruan sot “Koha Ditore”.

Uji Dea

Më herët Çitaku ka shërbyer si konsulle në New York. Megjithëse propozimet e MPJ-së kanë tejkaluar 50-përqindëshin e lejuar me ligj, në përgjigjet që Presidenca ia ka dërguar gazetës nuk ka komentuar rastet specifike. Ndërkaq të drejtën kushtetuese e para e vendit do ta vërë në veprim pasi t’i ketë në dorë të gjitha raportet e komisionit.

http://koha.net/?id=27&l=75028