United Hospital

Jahjaga: Viti 2014 nuk ishte i mirë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në pritjen tradicionale të organizuar për Korin Diplomatik në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga, deklaroi se Kosova nuk ka pasur një vit të mirë, duke numëruar këtu zgjedhjet e parakohshme, ngërçin institucional, imigrimin dhe zhvillimet tjera negative, që përcollën vitin e rëndë 2014.

“Ne nuk kemi pasur një vit të mirë, siç ishit dëshmitarë edhe ju vetë. Zgjedhjet e parakohshme, formimi i gjatë dhe i komplikuar i qeverisë, vala e imigrimit ilegal, t’i përmendi vetëm disa zhvillime të rënda të vitit të shkuar të cilat u bartën edhe në këtë vit. Dhimbjet e rritjes sonë kanë shtuar presionin mbi institucionet e Kosovës dhe kanë rritur frustrimin e qytetarëve Kosovës dhe të mbështetësve të saj jashtë vendit”, tha ajo.

“Përkundër këtyre rënieve, unë e kam parë Kosovën të ngritët sërish, secilën herë më e fortë. Ne kemi parë një Kosovë të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, një vend i cili i mbetet besnik vlerave fundamentale. Një vend i cili është serioz në qëllimin e vazhdimit të të qenurit një mozaik kulturor”.

UBT

“Është besim i fortë i imi, një bindje e fortë, që aftësia jonë për t’i tejkaluar këto momente të vështira, dhe të adresimit të tyre në mënyrë praktike, është një testament i dashurisë të cilën njerëzit e Kosovës e kanë për vendin e tyre, të pjekurisë sonë, dhe forcës së asaj të cilën e kemi ndërtuar së bashku”.

“Unë personalisht, nuk kam asnjë dyshim për seriozitetin e detyrave që na presin, dhe për kohët sfiduese para nesh. Por, ato nuk do ta sfidojnë dashurinë tonë për Kosovën, apo vullnetin tonë ndaj transformimit të Kosovës në atë imazh të aspiratave tona, si shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, një vend paqedashës dhe demokratik, i denjë për t’u bashkuar Bashkimit Evropian dhe komunitetit transatlantik, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,ka thwnw ajo.
“Ne kemi arritur kaq larg së bashku. Dhe kemi shumë detyra para nesh për të përmbushur dhe shumë fitore për të korrur. Besoj në vullnetin tonë, dhe në aftësinë tonë dhe në interesin tonë për t’u bërë bashkë që ta qojmë Kosovën përpara. Ambasadorë, ju faleminderit”, përfundoi Jahjaga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.