Jahjaga: Unë, Presidente deri më 2016

/ 11 minuta lexim

Na duhet ta përmbyllim një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë. Dialogu është e vetmja mundësi për dy vendet tona t’i zgjidhin çështjet e hapura një parakusht për anëtarësim në BE. Jemi përcaktuar të bashkëpunojmë me drejtësinë ndërkombëtare për dënimin e krimeve të luftës. Jam njoftuar për etapat e rishikimit të sektorit të sigurisë. E mirëpres përjashtimin e pozitave politike nga rritja e pagave. E respektoj votën e 2/3 të deputetëve të Republikës së Kosovës për mandatin pesëvjeçar dhe konfirmimin e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtin. Në një intervistë me shkrim, Presidentja Atifete Jahjaga, përgjigjet për Express.

Express: Cili është vlerësimi juaj, zonja Presidente, për themelimin e Tribunalit ndërkombëtar për dënimin e krimeve të luftës?

A. Jahjaga: Ne kemi kërkuar drejtësi për të gjithë dhe jemi përcaktuar që të bashkëpunojmë me drejtësinë ndërkombëtare duke u bërë shembull për tërë rajonin dhe duke dëshmuar gatishmërinë tonë si shtet dhe shoqëri për t’i përmbushur obligimet tona ndaj drejtësisë, duke përcaktuar përgjegjësinë individuale dhe duke mbyllur këtë kapitull përgjithmonë. Jemi të bindur se kjo është rruga e vetme për t’iu mbetur besnik idealeve dhe vlerave mbi të cilat po e ndërtojmë Kosovën. Qëllimi i luftës së Kosovës mbetet qëllim fisnik për çlirimin e një populli të shtypur nga represioni dhe ajo përpjekje kolektive për liri do të vazhdojë të mbetet fisnike.

Express: Pse s’jeni deklaruar deri më tash për këtë temë?
A. Jahjaga: Jam deklaruar dhe ky është qëndrimi që e kam mbajtur në takime të shumta.

Express: Dihet se pas vendimit të Kryeministrit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës do të ketë edhe disa procedura për zyrtarizimin e kësaj force. Pse s’e morët ju këtë vendim pasi jeni Komandante Supreme e FSK’së?

A. Jahjaga: Evoluimi dhe statusi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është trajtuar si pjesë e një procesi më të gjerë tërishikimitstrategjiktë sektorit të sigurisë, që ka filluar nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës para dy vitesh dhe që është përmbyllur në muajin shkurt. Ky proces gjithëpërfshirës i rishikimitka vlerësuar të gjitha nevojat dhe ka rishqyrtuar të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e sigurisë ekzistues të Republikës së Kosovës, duke bërë identifikimin e parametrave për zhvillimin e ardhshëm të gjithë mekanizmave. Unë, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, kam qenë e përfaqësuar në Këshillin Drejtues tërishikimit, e kemi dhënë edhe sugjerimin tonë dhe jam njoftuar për etapat nëpër të cilat ka kaluar procesi irishikimittë sektorit të sigurisë dhe rekomandimet e dala nga ky proces.

Express: Si duhet të quhen ushtria e ardhshme – Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), apo Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)?

A. Jahjaga: Tashmë është vendosur, siç thashë edhe më parë, si pjesë e një procesi organik dhe ndërinstitucional, transparent dhe të përgjegjshëm, që forca e ardhshme të quhet Forcat e Armatosura të Kosovës.

Express: S’jeni deklaruar as për rritjen e pagave që ndodhi me një vendim të Qeverisë. Si e vlerësoni këtë vendim pasi disa parti opozitare po e shohin edhe këtë si pjesë të fushatës paraelektorale së Kryeministrit?

A. Jahjaga: Rritja e pagave është përgjegjësi dhe vendim i ekzekutivit të vendit.

Express: Megjithëkëtë, Qeveria vendosi dhe e anuloi vendimin për rritjen e pagave për të zgjedhurit në pozita politike. Me vendimin e ri paga juaj nuk u rrit për 800 euro. Si e komentoni këtë?

A. Jahjaga: Po e përsëris është vendim dhe përgjegjësi e ekzekutivit. Por, përjashtimi i pozitave politike nga rritja e pagave është vendim që e mirëpres.

Por, përjashtimi i pozitave politike nga rritja e pagave është vendim që e mirëpres

Express: Keni deklaruar disa herë se jeni pro dialogut me Serbinë. Cili është vlerësimi juaj, cilat raporte janë normalizuar gjatë dialogut mes Thaçit e Dacicit?

A. Jahjaga: Ne duhet të jemi pragmatikë. Beogradi, përmes strukturave ilegale në komunat veriore të Kosovës, ka mbajtur peng që një dekadë e gjysmë qytetarët serbë dhe zhvillimin në atë pjesë të vendit. Veprimet e Beogradit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm imazhit të Kosovës duke e mbajtur në gjendje tensioni edhe shtetin e Kosovës edhe vetë qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në këtë pjesë të territorit të vendit. Jam thellë e bindur se për të tejkaluar këtë gjendje që ka mbretëruar nga viti 1999 në komunat veriore nuk ka ekzistuar alternativë tjetër pos të përfshihemi në dialog, si dy shtete të barabarta të cilat kanë për synim tejkalimin e problemeve për stabilizimin e përgjithshëm dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona dhe hapjen e perspektivës për rajonin. Pra, unë kam mbështetur dialogun si të vetmen mundësi për dy vendet tona që t’i zgjidhin çështjet e hapura dhe që kjo e arritur t’i kontribuojë normalizimit të marrëdhënieve si një parakusht për anëtarësim në BE. Duhet ta kuptojmë që si rajon duhet të angazhohemi që të dëshmojmë se kemi një pjekuri politike që na ndanë nga e kaluara jonë e hidhur. Se mësimet janë mësuar dhe vizioni për anëtarësim në BE është përvetësuar unanimisht. Në përgjithësi kemi nevojë që si rajon të nisim një kapitull të ri, që vendet tona të mos shihen si prodhues të vazhdueshëm krizash, por si shtete që e kanë trasuar shtet-formimin e tyre dhe i kanë përvetësuar përgjegjësitë që të jenë kontribuues të paqes dhe stabilitetit në Europë. Por, përfitimet nga marrëveshja nuk janë vetëm përfitime imazhi. Ne na duhet guximi dhe kurajë që t’i zgjidhim çështjet që i kemi trashëguar qoftë nga lufta qoftë nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës.Na duhet ta përmbyllim një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë. Na duhet ta stabilizojmë Kosovën duke integruar në jetën institucionale dhe sociale të gjithë qytetarët e saj, të gjitha komunitetet.Konsideroj që një qasje e tillë siguron integritetin territorial të Kosovës dhe funksionimin e mbarë të saj. Dhe ky stabilitet i brendshëm na garanton një subjektivitet më të madh në arenën ndërkombëtare.

Kam mandat 5 vjeçar

Express: Ju nuk e keni respektuar marrëveshjen me të cilën jeni votuar për Presidente të Shtetit, por keni vendosur të respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatit tuaj. A mendoni se do ta përmbyllni këtë mandat deri në fund?

A. Jahjaga: Unë do ta respektoj votën e 2/3 të deputetëve të Republikës së Kosovës për mandatin pesëvjeçar dhe konfirmimin e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtin.

Fidanishtja

Express: Sa i përket datës së zgjedhjeve nacionale, ju keni cituar ligjet dhe kushtetutën kur i keni kthyer përgjigje Kryetarit të AAK’së. Keni diçka më shumë të thoni se kur do të mbahen zgjedhjet përpos citimit të ligjeve dhe Kushtetutës?
A. Jahjaga: Jo.

Express: Keni thënë para dy vitesh se jeni të gatshëm të largoheni nga pozita e Presidentes nëse partitë politike merren vesh. E keni ende këtë qëndrim?

A. Jahjaga: E thashë se unë do ta respektoj votën e 2/3 të deputetëve të Republikës së Kosovës për mandatin pesëvjeçar dhe konfirmimin e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtin.

Express: Çka po bëni me Këshillin Kundër Korrupsionit- konkretisht cilat janë rezultatet përpos mbledhjeve?

A. Jahjaga: Unë e kam formuar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Fillimisht, është krijuar një perceptim i gabuar se Këshilli është një mekanizëm i ri që do të arrestojë ose dënojë njerëz të përfshirë në korrupsion. E dyta, është krijuar një keqkuptim se Këshilli është dyfishim i institucioneve të mandatuara për luftimin e korrupsionit. Asnjëra dhe as tjetra nuk janë të sakta. Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit të tyre, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Rezultatet konkrete janë zgjidhja e nyjeve dhe konflikteve në funksionimin e institucioneve të cilat janë të thirrura për këtë luftë. Shumë nga rekomandimet të cilat janë dhënë në këtë Këshill janë zbatuar nga institucionet përkatëse, si për shembull rritja e numrit te prokuroreve, mandati i përhershëm i gjykatësve dhe prokurorëve, koordinimi Agjenci Kundër Korrupsion-Polici-Prokurori-Gjykata…

Të dhënat e Shërbimit Korrektues ishin të mangëta

Express: Presidentët paraprak kanë falur shumë më shumë të dënuar sesa ju. Pse po falni kaq pak të dënuar – vitin e kaluar katër dhe tash dy persona?

A. Jahjaga: Falja është kompetencë ekskluzive e Presidentes dhe unë jam përpjekur që ta ushtroj këtë kompetencë në mënyrë transparente. Për këtë arsye kam themeluar komision ekspertësh të fushës juridike dhe shoqërisë civile, të cilët e kanë shqyrtuar çdo kërkesë për falje, dhe i janë përmbajtur parimeve të përcaktuara me ligj dhe rregullore në këtë proces. Në këtë rast, për mua suksesi i zbatimit të kësaj kompetence matet me suksesin e procesit transparent dhe jo me kuantifikim të rezultatit.

Express: Si është e mundshme që të falni dy persona dhe njëri prej tyre të jetë përsëritës i veprave penale?

A. Jahjaga: Unë kam kërkuar mbledhje të menjëhershme të komisionit, i cili ka dhënë rekomandimin për rastin në fjalë duke konstatuar se kjo falje nuk paraqet shkelje të ligjit dhe rregullores. Në komunikimin e Zyrës time me Ministrinë e Drejtësisë kemi gjetur që të dhënat e ofruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë qenë të mangëta.

Në komunikimin e Zyrës time me Ministrinë e Drejtësisë kemi gjetur që të dhënat e ofruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë qenë të mangëta.

Express: A është mbajtur përgjegjës dikush për këtë rast të faljes të bërë në kundërshtim me Ligjin për Falje?
A. Jahjaga: Unë kam kërkuar nga Ministri i Drejtësisë që ta përcaktojë shkallën e përgjegjësisënë këtë rast.

Express: Në zgjedhjet e fundit ka pasur lëvizje të mëdha në skenën politike. Keni një vlerësim për fitoren e një gjenerate të re të politikanëve si Shpend Ahmeti, Gazmend Muhaxheri, Mimoza Kusari…
A. Jahjaga: Më vjen mirë që skena politike e Kosovës vazhdimisht pasurohet dhe freskohet me personalitete të reja. I inkurajoj të rinjtë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe jetës publike e politike në vend.

Express: Ku e shihni të ardhmen e juaj politike?
A. Jahjaga: Është e përcaktuar deri në vitin 2016.

Express: Me çka do të merrni pasi ta kryeni mandatin e Presidentes?

A. Jahjaga: Është pak me rëndësi se çfarë do të bëj pas mandatit tim. Kudo që të jem do të jem në shërbim të Kosovës.

Ne na duhet guximi dhe kurajë që t’i zgjidhim çështjet që i kemi trashëguar qoftë nga lufta qoftë nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës.Na duhet ta përmbyllim një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë.