Mobi Casa

Jahjaga t’i japë fund soditjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Situata politike, më e tensionuar se kurrë.Ndërkombëtarët duhet gjithashtu të ndërhyjnë.

“Opozita ka arritur në shkallën e parafundit të pakënaqësisë. Kjo gjendje domosdo kërkon edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të presidentes në ndërmjetësim për gjetjen e zgjidhjes. Shpëtimi është dialogu, i cili do të themelojë një komision ad-hoc për zbatimin e marrëveshjeve të arritura bashkërisht ndërmjet pozitës dhe opozitës. Po ashtu, edhe BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’i takojnë në mënyrë emergjente palët për të propozuar zgjidhjen eventuale”, është shprehur Blerim Burjani

Presidentja e Republikës së Kosovës, e cila ka në dispozicion të ushtrimit të detyrës edhe 7 muaj, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pavarësisht që po e përcjell me kujdes krizën e re politike ne vend, bllokimin e punës së Kuvendit, që reflekton edhe në bllokimin e punës së Qeverisë, ende nuk ka vendosur të marrë iniciativë, sipas autorizimeve kushtetuese, që të thërret në tryezë debati liderët politikë, për të diskutuar gjetjen e formulës së tejkalimit të krizës.

ARKATANA

Në pyetjen e adresuar nga gazeta në adresë të Zyrës së informimit pranë kabinetit të presidentes, nëse ajo po planifikon një takim ndërmjetësues me liderët e partive politike apo krerët e institucioneve, që të gjendet një formulë e pranueshmja e tejkalimit të situatës, nuk është dhënë asnjë sinjal për ndonjë plan të afërt të presidentes për zhvillime të tilla. “Presidentja konsideron që është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, që të sigurojnë funksionimin e institucioneve dhe të ruajnë kredibilitetin e tyre.

Një Kuvend, që përgjegjësi kryesore e ka vendimmarrjen për interesat e qytetarëve të Kosovës, nuk duhet të bllokohet nga vetë deputetët e tij, të cilët e kanë për detyrë që Kuvendin dhe rrugët institucionale t’i shfrytëzojnë për të gjetur rrugëdaljen nga sfidat, e jo për t’i thelluar ato. Presidentja vlerëson që një bllokadë institucionale do të na kthente prapa në shumë procese të rëndësishme në të cilat është shteti i Kosovës,” thuhet në përgjigjen për “Kosova Sot” nga Zyra për informim e kabinetit të presidentes Jahjaga./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.