Uji Dea

Jahjaga: Të gjejmë zgjidhje për ikjet nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lajmëruar se nesër do të mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar për ikjet ilegale, që së fundmi po ndodhin në masë të madhe në Kosovë.

Në një publikim që ka bërë Presidentja në rrjetin social Facebook, por edhe përmes e-mail adresës zyrtare të Presidencës, thuhet se ajo ka ftuar këtë këshill për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohet vendi.

Uji Dea

“Nesër, në ora 10:00, kam ftuar takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohemi si institucione dhe si shoqëri, çështjen e migrimit ilegal. Është përgjegjësia jonë që të kemi një pasqyrë të qartë dhe të gjejmë zgjidhje adekuate”, thuhet në njoftimin e Jahjagës. /Telegrafi/