Eko Higjiena

Jahjaga takon gjeneralin e NATO-s: Integrimi në NATO i rëndësishëm për vendin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneralin Philip Breedlove, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.

Presidentja Jahjaga falënderoi gjeneralin Breedlove për kontributin e mijëra ushtarëve të rreshtuar në KFOR për të krijuar ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë që u ka mundësuar institucioneve dhe qytetarëve të vendit të ndërtojnë një shtet demokratik dhe funksional.

RCCOLA

Presidentja Jahjaga kërkoi gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO.