RCCOLA

Jahjaga: Takimi i sotëm në frymë konstruktive, liderët të gatshëm për të kërkuar zgjidhje të përbashkët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim të përbashkët liderët e partive politike parlamentare, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, Sllavko Simiq, udhëheqës i Listës Srpska dhe Mahir Jagxhillar, përfaqësues i 6+, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.

Në takim të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët./express/