ARKATANA

Jahjaga: S’lejojmë që Kosova të bëhet strehimore e radikalizmit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione, për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.

Jahjaga ka kërkuar që të trajtohet me prioritet dhe në bashkërendim ky kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës, rajonit dhe më gjerë, dhe që në bashkëpunim me partnerët strategjikë të parandalohet që Kosova të bëhet eksportuese e këtij kërcënimi global.

Mobi Casa

Jahjaga theksoi se Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje. Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë, për t’i përndjekur penalisht individët që qëndrojnë prapa këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare.

“Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë dhe t’i trajtojmë si të tillë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.