Uji Dea

Jahjaga: S’ka paqe, derisa nuk kanë paqe të mbijetuarat e dhunës seksuale

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

E ftuar nga ‘Columbia University’, njëri ndër universitetet më prestigjioze në SHBA, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, para studentëve nga mbarë bota, foli për të kaluarën e hidhur të Kosovës nën regjimin e Serbisë, për luftën, pasojat, viktimat… lirinë dhe Republikën e Kosovës, që edhe16 vjet pas përfundimit të luftës po vazhdon të përballet me shumë sfida.
Por siç tha Jahjaga; ‘vazhdojmë të jemi shtet i varfër, por jemi të lirë’, derisa ‘para 20 vjetëve, nuk kemi mundur të shkojmë në shkollë, nuk kemi mundur të ecim lirë rrugëve të vendit pa u maltretuar nga policia serbe, me një fjalë nuk kemi qenë të lirë të jetojmë’. Por pasojat e pasluftës janë të mëdha, që kanë lënë shumë plagë të hapura.

“Njerëz të vrarë, aq shumë të zhdukur për të cilët ende nuk dihet asgjë, ende shumë varreza për t’u gërmuar, shtëpi të shkatërruara, jetë njerëzisht të shkatërruara”, u shpreh Jahjaga, ndërsa shtoj se por kësaj, vijnë sfidat tjera; ekonomia që duhet rimëkëmbur, sistemi i tërë arsimor që duhet rregulluar, marrëdhëniet e shumta ndërshtetërore që duhen rindërtuar, tranzicione që duhen kaluar, fuqi që duhen negociuar…

Me theks të veçantë ajo foli edhe për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, vajza e gra shqiptare të harruara krejtësisht nga shteti i tyre por edhe Bashkësia Ndërkombëtare, që presidentja Jahjaga e konsideron si ndër proceset më të dhimbshme të pasluftës, raporton Zëri.

“Prokurorët vendor dhe ndërkombëtarë, kanë dështuar në vendosjen e drejtësisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, nga forcat serbe”, tha ajo, ndërsa shtoj se Bashkësia Ndërkombëtare e cila administronte me Kosovën e pasluftës, asnjëherë nuk është marrë me rastet e dhunimeve seksuale. ‘Nuk ka paqe për Kosovën, derisa nuk kanë paqe të mbijetuarat e dhunës seksuale’, tha presidentja Atifete Jahjaga.

UBT

Jahjaga tha se Kosova është ende larg përmbushjes së të gjitha premtimeve, për një shtet me prosperitet dhe zhvillim ekonomik, larg korrupsionit.

“Ka aq shumë punë për t’u bërë, ku secila prej tyre të bëhet prioritet”, u shpreh ajo, por të njëjtën kohë janë bërë edhe progrese të mëdha. Kosova është shumë larg i të qenurit vend i krizave emergjente, për 16 vite ka arritur progrese të mëdha në rindërtimin vendit, ndërsa përmendi Kushtetutën ndër më modernet e kësaj kohe, ku të gjitha grupeve etnike, ju ofron të drejta të barabarta. Megjithatë ajo kërkojë nga rinia e vendit që të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, të mos emigrojnë, në kërkim të mundësive në botën e jashtme, por të qëndrojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre por edhe shtetin e Kosovës.

Ndryshe, Jahjaga ishte në mesin e shumë liderëve botërorë që janë ftuar gjatë ditëve të fundit nga ‘Columbia University’, në Forumin e Liderëve Botërorë, mesin e të cilëve ishte presidentja e Kroacisë, Ukrainës, përfaqësues të lartë nga Kina, Japonia, India, e nga gjithandej, përfshirë edhe ish sekretaren Madeleine Albright.

Jahjaga, së bashku me sekretaren Albright, një ditë më parë, të hënën, ishte e ftuar edhe në Simpoziumin e Lartë për Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore, në George town University në Uashington. Presidentja Jahjaga po qëndron në SHBA, me rastin e 15 vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të KS të OKB-së, ndërsa ka zhvilluar takime të ndryshme me zyrtarë të lartë të shtetit Amerikan. /Zëri/