Fundamenti

Jahjaga: Shqiptarët i bashkon Evropa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkimin e shqiptarëve e sheh vetëm në Bashkimin Evropian. Ajo në një intervistë për gazetën “Danas” ka thënë se hyrja në BE nënkupton bashkim jo vetëm mes shqiptarëve por gjithë popujve të Ballkanit që synojnë integrimet evropiane.
“Integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike e ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit ka shprehur bindjen se BE-ja nuk është e plotë pa anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Sot jetojmë në kohën e integrimeve dhe prandaj integrimet evropiane janë qëllimi dhe alternative e të gjitha shteteve të Ballkanit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si çdo shtet tjetër ne në rajon synon integrimin evropianë dhe punon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE”, ka shtuar ajo.

Eco Higjiena

Edhe kryeminsitri Isa Mustafa ka thënë në një intervistë mbrëmë se shqiptarët do të bashkohen në BE.

Ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama ai që tha se shqiptarët kanë dy mundësi për t’u bashkuar, duke përfshirë atë në BE, por duke mos anashkaluar edhe atë që Rama e quajti “bashkim klasik”. Deklarata e tij ngjalli reagime në Beograd, ndërsa reagime erdhën edhe nga BE-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.