Eko Higjiena

Jahjaga shefave të partive politike: Ndërtoni shpejt institucionet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe njëherë ka treguar se ka kërkuar nga liderët e partive politike që të gjejnë një zgjidhje dhe ta nxjerrin vendin nga situata e krijuar. Ajo në një deklaratë publike ka thënë se liderët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët. Në këtë deklaratë po ashtu është treguar se Presidentja ka kërkuar çdo herë zgjidhje brenda vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është deklarata e plotë e Presidencës:

Presidentja Jahjaga gjithnjë ka theksuar se zgjidhja kërkohet brenda Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vetë kuadri kushtetues, e që buron nga mandati i deputetëve të Kuvendit.

Mobi Casa

Duke kërkuar ruajtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe gjithashtu duke konsideruar se përgjegjësia institucionale ndaj obligimeve ndërkombëtare, është jetike për vendin, Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga liderët e partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët, përmes dialogut, si kulturë elementare në demokraci dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë e krijuar.

Ndërtimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme është në interes të vendit dhe gjithsesi se përfshirja në institucione nënkupton respektimin e Kushtetutës së Kosovës, rrjedhimisht përfshirjen etnike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.