Fundamenti

Jahjaga Senatorit Murphy: Ua kam bërë me dije liderëve se Kosova po dëmtohet

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Atifete Jahjaga në takim me senatorin Chris Murphy e ka njoftuar këtë të fundit me gjendjen aktuale në vend derisa ka theksuar se ngërçi aktual politik po dëmton vendin. Jahjaga i tha Murphy se ua ka bërë me dije liderëve të partive politike në vend se mos dalja nga kriza aktual dëmton Kosovën.

Anëtari i komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA’së, senatori Chris Murphy është pritur në takim nga presidentja Atifete Jahjaga. Kjo e fundit e ka njoftuar Murphy për zhvillimet e vendit derisa është ndal në ngërçin aktual politik nga i cili tha se po dëmtohet vendi. Një gjë të tillë Jahjaga tha se ua ka thënë edhe liderëve të partive politike me të cilat po mban një dialog lehtësues.

“Presidentja e Republikës së Kosovës e njoftoi senatorin Murphy edhe me zhvillimet aktuale, me theks të posaçëm për nyjën institucionale, duke theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje të mira, të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse. Ajo tha se Kosova ka treguar deri tani pjekuri politike dhe respektim të kuadrit kushtetues por tha se ky impas i krijuar institucional tani po i dëmton interesat e Kosovës edhe brenda edhe në skenën ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se në rolin e lehtësuesit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare ka filluar takimet me liderët për të gjetur zgjidhjen për institucionet e qëndrueshme, dhe se ua ka bërë me dije pozitën në të cilën sot ndodhet Kosova dhe gjithsesi edhe obligimet që ka vendi”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentes.

Deklarata për media nga Presidenca shpalos vetëm qëndrimet e Jahjagës dhe më poshtë mund ta lexoni të plotë.

Presidentja Atifete Jahjaga priti anëtarin e komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatorin Chris Murphy

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim anëtarin e komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatorin e Connecticut, Chris Murphy, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

FITORJA

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart rolin e qeverisë së SHBA-së, të Senatit dhe të Kongresit të SHBA-së për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksoi se të arriturat e Kosovës në 6 vjetët e pavarësisë së saj janë ngusht të lidhura me angazhimin dhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së, ashtu siç kanë qenë të lidhura edhe me lirinë dhe paqen që sot gëzojnë qytetarët e vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova si shtet i ri dhe gjithëpërfshirës po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme, dhe gjithashtu edhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar dhe është shndërruar në një faktor të paqes e stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë me të gjtiha vendet e rajonit, përfshirë edhe Republikën e Serbisë.

Ajo tha se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Republikën e Serbisë, si mënyrën më të mirë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të hapur rrugën e integrimeve me BE-në. Presidentja Jahjaga theksoi se rezultatet e dialogut mund të gjykohen vetëm përmes përmbushjes së plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura përgjatë procesit të lehtësuar nga BE-ja dhe përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE duhet të kushtëzohet me përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e interesuar që të përmbyllë këtë process me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura, me qëllim që të dyja vendet të ecin drejt BE-së në rrugët e tyre individuale, sepse BE-ja për Kosovën dhe njëkohësisht edhe për vendet e rajonit nuk ka alternativë.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka arritur përparime të mëdha dhe është e përqendruar në kryerjen e reformave të thella të saj të brendshme, në ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe posaçërisht në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve të saj të komuniteteve të ndryshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës e njoftoi senatorin Murphy edhe me zhvillimet aktuale, me theks të posaçëm për nyjën institucionale, duke theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje të mira, të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse. Ajo tha se Kosova ka treguar deri tani pjekuri politike dhe respektim të kuadrit kushtetues por tha se ky impas i krijuar institucional tani po i dëmton interesat e Kosovës edhe brenda edhe në skenën ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se në rolin e lehtësuesit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare ka filluar takimet me liderët për të gjetur zgjidhjen për institucionet e qëndrueshme, dhe se ua ka bërë me dije pozitën në të cilën sot ndodhet Kosova dhe gjithsesi edhe obligimet që ka vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.