UBT

Jahjaga: Sektori privat shtyllë kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Forumin e Sektorit Privat të organizuar nga Programi KOSME, ka deklaruar se sektori privat është shtyllë kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Sektori privat i lënë anash për decenie me radhë, i konfrontuar me sfida strukturore e transitore, ky sektor, e në veçanti Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme e kanë pasur të vështirë të përmbushin misionin e tyre: zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e eksportit, jetësimin e produkteve e shërbimeve inovative dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët tanë”, ka thënë ajo. Ajo ka deklaruar se nga institucionet e Kosovës duhet që të angazhohen më shumë për krijimin e parakushteve për një qeverisje ekonomike më efektive, për mbizotërimin e konkurrencës së lirë dhe ndërtimin e bazës zhvillimore. “Mbështetja e sektorit privat është përgjegjësi institucionale. Ne nuk guxojmë të kursejmë mundin për të kontribuuar në ndritjen e sfidave përballë, pesha e të cilave na ka qëndruar vazhdimisht mbi supe. Ne duhet të hapim rrugën përpara. Asnjëherë nuk mund të humbin shpresat për të ardhmen dhe duhet të kuptojmë që nuk mund t’i shmangemi përgjegjësive tona. Sa më herët që përballemi me këto sfida, aq më mirë për ne dhe gjeneratat që vijnë”, ka thënë ajo. Sipas saj, politikëbërja ekonomike duhet të bazohet në programe të mirëfillta mbështetëse e në të dhëna e hulumtime të besueshme. “Programet si KOSME kanë dhënë një kontribut të fuqishëm në këtë drejtim. Për krijimin e rritjes ekonomike, aq të nevojshme për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, duhet mënjanuar pengesat që e ndalojnë këtë rritje”, ka thënë ajo.

E para e vendit ka përmendur edhe idetë e saj për zhvillim ekonomik”. “Unë në fillim të vitit që lamë pas i kam paraqitur Qeverisë së Kosovës një listë të masave ekonomike, që duhej të ndërmerreshin menjëherë, në mënyrë që disa nga këto pengesa të mënjanohen. Ndër masat e propozuara ishin edhe draftimi i ligjit të ri të prokurimit publik për të ulur shkallën e keqpërdorimeve dhe shkallën e korrupsionit. Jam e lumtur që këtë ligj e dekretova pak ditë më parë. Kam kërkuar, mes të tjerash, zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare për të ulur deficitin buxhetor, draftimin e ligjit për investime strategjike, për të tërhequr investime të huaja dhe hartimin e strategjisë për zhbllokimin e resurseve natyrore. Pres nga Qeveria që të përshpejtojë përpjekjet për përmbylljen e kësaj pakoje të masave dhe që reformat në dobi të zhvillimit të sektorit privat të marrin drejtimin e duhur”, ka thënë ajo. Po ashtu presidentja ka bërë me dije se vizitat që iu ka pasur në fillim, të këtij viti në bashkëpunim me odat ekonomike, kanë pasur qëllim për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe investimet e huaja. “Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të rendit dhe të ligjit dhe me konkurrencë të barabartë. Qëllimi i këtyre vizitave kishte adresimin e drejtpërdrejtë të këtyre pengesave, për të ndihmuar bizneset që të depërtojnë në Kosovë, në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të ngritur kualitetin e jetës në vendin tonë”, ka thënë ajo.

Projekti KOSME ka përkrahur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të përmirësojë qasjen e NVM-ve në financa që janë parakusht për zhvillimin e sektorit privat.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha: “Është çështje javësh kur të fillojmë me lëshimit e garancionit të kredive. Kjo skemë do të zbusë në mënyrë të dukshme qasjen në financa të bizneseve. Gjithashtu, jemi në diskutim me Zyrën e BE-së dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një program për dhënien e kredive të buta”

Uji Dea

Kryetari i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS), Kujtim Dobruna, organizatë që ka implementuar projektin KOSME që nga tetori i vitit 2012, ka deklaruar se projekti ka kontribuar në identifikimin e sfidave dhe konceptualizimin e zgjidhjeve për to, ndërsa janë themeluar mekanizma të qëndrueshëm institucional për të mundësuar ndryshimin.

Kurse ish koordinator special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek ka thënë se Kosova është në një fazë kritike, por duhet lëvizur përpara.

Në këtë drejtim, ai thotë se palët e përfshira duhet të kenë mirëkuptim, dhe se gazi lotsjellës nuk është argument për të ardhmen. Duke mos kritikuar aktorët e përfshirë në këtë fazë kritike, Busek thotë se duhet lëvizur përpara. “Ju jeni tani në një fazë kritike, keni disa vështirësi, por mendoj se duhet të lëvizni përpara. Nuk kritikoj aktorët, por mendoj se gazi lotsjellës nuk është argument për të ardhmen. Nuk kritikoj grupet politike, por kritikojë se ju nevojitet mirëkuptim i përbashkët, e që kjo është e rëndësishme në mënyrë ekstreme. Ju nevojiten dallimet, po ashtu ju nevojitet mirëkuptim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës.

Kurse Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se Zvicra është shtëpi e më shumë se 200 mijë kosovarëve. “Zvicra dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë ekonomik, por mund të them se kjo mund të jetë edhe më e mirë. Zvicra është investitori i dytë më i madh në Kosovë”, ka theksuar ajo.

KOSME ka kontribuar në tri drejtime: Hulumtimet – që e kanë lehtësuar identifikimin e problemeve dhe duke ofruar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e politikave nga MTI; Këshillëdhënies profesionale – përmes ekspertëve ndërkombëtar dhe vendor për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.