Hidromorava

Jahjaga s’e zmbraps opozitën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, nuk ia ka ndërruar mendjen partive opozitare për ta zhbllokuar Kuvendin.

Opozitarët thonë se do të vazhdojnë me protestën brenda Kuvendit, pasi që, siç thonë ata, nuk kanë shpresa nga Kushtetuesja, e cila, sipas tyre, më herët kishte refuzuar ta shqyrtojë Marrëveshjen e 19 prillit, marrëveshje kjo nga e cila buron edhe marrëveshja për Asociacionin.

FIDANISHTJA

Madje, sipas përfaqësuesve opozitarë, vendimin për t’iu drejtuar Kushtetueses, Jahjaga e ka marrë për shkak të presionit.

E parja e shtetit gjatë takimit që ka pasur së fundi me liderët partiakë veç e veç, ua ka propozuar idenë që t’i drejtohet Kushtetueses, gjë e cila, sipas saj, është përshëndetur nga palët. “Në takimet e ndara që i kam pasur edhe me kryeministrin e vendit dhe zëvendëskryeministrin, edhe me liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave Serbe me Kushtetutën e Kosovës”, ka njoftuar Jahjaga të mërkurën pas takimit që ka pasur me presidentin austriak./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.