UBT

Jahjaga pret nisma nga partitë në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tash për tash nuk pritet të ndërmarrë ndonjë veprim për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit pa një nismë politike nga partitë e përfaqësuara në Parlament. Ndonëse nga Zyra e Jahjagës nuk janë prononcuar për këtë çështje, burime nga partitë politike të cilat kohët e fundit kanë zhvilluar takime në Presidencë, i kanë thënë gazetës se presidentja u ka bërë atyre me dije se pret fillimisht që vetë deputetët të merren vesh për seancën.

“Na është thënë që i takon deputetes Flora Brovina t’i fillojë përgatitjet për thirrjen e seancës”, kanë thënë këto burime.

Mobi Casa

Sipas tyre, presidentja megjithatë u ka lënë të hapur mundësinë partive politike që nëse janë të interesuara, ajo do të ndihmojë personalisht në lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje që do të garantonte tejkalimin e krizës. Po ashtu, të njëjtat burime kanë theksuar se Jahjaga është zotuar që nuk do të presë në pafundësi zvarritjet e reja rreth konstituimit të Kuvendit dhe nëse deputetët dhe Flora Brovina nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë, atëherë presidentja mund të luajë rolin e vet sipas Kushtetutës…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.