UBT

Jahjaga pranoi nga Samuel Zhbogar Raportin e Progresit 2013 për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, Raportin e Progresit 2013 për Kosovën, të përpiluar nga Komisioni Evropian, i cili detajon përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës dhe vlerëson reformat që vendi ynë i ka ndërmarrë karshi anëtarësimit në BE.

Shefi i Zyrës së BE-së, Zhbogar e cilësoi raportin mbi përparimin e Kosovës si shumë të mirë, duke e vlerësuar atë si një përmbledhje të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës dhe një udhërrëfyes për thellimin e reformave.

Zhbogar tha se Raporti i Progresit vlerësoi pozitivisht punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian që udhëhiqet nga Presidentja në ndërtimin e konsensusit kombëtar.

FITORJA

Presidentja Jahjaga e mirëpriti raportin e Komisionit Evropian për Kosovë, duke vlerësuar se është e kënaqur me të arriturat e këtij viti në kuadër të agjendës evropiane, dhe u përkushtua që prioritetet e identifikuara në raport do të adresohen me seriozitet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj.

Presidentja Jahjaga theksoi se ndihma e Bashkimit Evropian në procesin e reformave, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, është e nevojshme dhe e domosdoshme.

PJahjaga po ashtu përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për të lansuar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën më 28 tetor, të cilat synohet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.