GRANDEMALL

Jahjaga: Po ruaj paanësinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndonëse ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, Presidentja Atifete Jahjaga, tha se takimet e sotme me liderët e partive politike parlamentare, janë pjesë e procesit lehtësues të diskutimeve që po bëhen me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit.

Pas takimit me krerë të PDK-së, Nismës e Vetëvendosjes, ajo tha se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Uji Dea

Presidentja tha se në rolin e saj kushtetues të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve kërkon nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme.

Takimet e Presidentes Jahjaga, në kuadër të procesit lehtësues me liderët e partive politike parlamentare, me kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, do të zhvillohen të enjten.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.