Jahjaga: Po bëjmë punë të mirë kundër terrorizmit, sivjet askush s’shkoi në Siri

Presidentja në shkuarje, Atifete Jahjaga ka folur edhe njëherë për siç thotë ajo të krizën e thellë politike e cila nuk po mund të zgjidhet përmes dialogut edhe pse është në interes të vendit.
Jahjaga në një intervistë nga SHBA’ja për “Zërin e Amerikës” përsëri se zgjidhja arrihet vetëm përmes dialogut, dhe për këtë thotë se ua ka bërë me dije disa herë të dy palëve – pozitës e opozitës.
“Unë i kam apeluar opozitës së forca e argumentit nuk duhet të tregohet me gaz lotsjellës ashtu siç dhe i kam thënë pozitës se demokracia nuk mund të bëhet me arrogancën e numrave”, deklaroi Jahjaga gjatë intervistës.
Tutje, Jahjaga, e cila muajin e ardhshëm e dorëzon mandatin për tu pasur nga Hashim Thaçi, foli edhe për terrorizmin në Kosovë, duke thënë se vendi ynë ashtu si çdo vend tjetër “nuk mund të jetë imun ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”.
“Unë kam qenë e pa kompromis sa i përket kësaj lufte. Kosova këtij fenomeni ju ka qasur me veprime konkrete nga çdo kënd, me një punë jashtëzakonisht të mirë nga organet kompetente në vend”, tha Jahjaga, duke cekur tutje arrestimet dhe mbylljet e disa xhamive për aktivitet të dyshimtë.
Ajo tha edhe se gjatë këtij viti asnjë qytetar i Kosovës nuk iu është bashkuar luftërave fetare në Siri e Irak.