United Hospital

Jahjaga përshëndet ratifikimin e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. “Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i hapë rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës duke i dhënë fund izolimit të tyre”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, një hap i rëndësishëm në procesin e shtetndërtimit, përmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive tona shtetërore dhe përcaktim i qartë në anën e drejtë të historisë.

Uji Dea

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i hapë rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës duke i dhënë fund izolimit të tyre.
Megjithatë, sot duhet të jetë edhe një ditë e reflektimit. Klasa politike e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të menduar thellë për dëmin e shkaktuar nga tri vite veprimesh apologjetike dhe një politikë shkurtpamëse të interesave të ngushta politike. Rezultati është një diskreditim i pariparueshëm i reputacionit të institucioneve para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fund, dua t’i falënderoj te rinjtë e Kosovës që me durim të pashoq e shpërthyen këtë izolim të padrejtë duke e sjellë vëmendjen e botës në Kosovë përmes inovacionit dhe kreativitetit të tyre. Tani është radha ta dëshmoni atë që tashmë e dimë – që Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.