UBT

Jahjaga, organizatorëve të protestës: Distancohuni nga turmat që sulmojnë Policinë dhe institucionet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon ashpër aktet vandale që ndodhën në protestën e sotme në qendër të Prishtinës. Reagimin e saj të postuar në rrjetin Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre.

Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet.

Uji Dea

E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës.

Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore” (sic.). /Telegrafi/