Jahjaga: Nuk guxojmë t’i vëmë në rrezik raportet me SHBA-të e BE-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në fjalën e saj në 40 vjetorin e ASHAK-ut, tha se ky jubilarë është më shumë se një simbolik numri, është forcë shtyse për Kosovën gjatë viteve të tëra edhe në kohën kur ka bërë vendi kthesën më të madhe në historinë e saj.

“Për këtë përkulem para figurave të tëra të akademikëve që kanë dhënë shumë për zhvillimin ndër vite të vendin tonë”, ka thënë shefja e shtetit.

Në këtë kohë të sfidave të mëdha ASHAK duhet të qëndroj fuqishëm në rolin e saj për zhvillimin e kombit paralelisht me forcat e tjera të shtetit, tha Jahjaga, e cila shtoi se ASHAK ka forcë për shtetbërje dhe potencial për të dhënë kontributin për zhvillimin e vendit.

“Akademia ka rol për të ruajtur dhe forcuar demokracinë tonë të re, ne duhet të ndërtojmë kulturën e dialogut që tejkalon ndasitë përmes forcave politike. Ne nuk guxojmë të vëmë në rrezik marrëdhënien me faktorin ndërkombëtar, sidomos me Bashkimin Evropian dhe Amerikën dhe të rëndojmë rëndë jetën e qytetarëve të vendit”, ka thënë presidentja.

KKVITI

Jahjaga në fjalën e saj para akademikëve tha se ne duhet të jemi pranë qytetarëve tanë në këto ditë, sepse vota e tyre na ka sjellë në këtë vend për t’iu siguruar një jetë më të mirë.

“Andaj them se ASHAK dhe anëtarët e saj kanë rolin tyre në kohën kur na duhet besimi në vete, se dialogu është zgjidhja e vështirësive të sotme. Në kohën kur duhet se dialogu dhe arsimi sjellë zgjedhjen për shumë gjëra. Në kohën kur na duhet më shumë pajtim mes nesh për dialogun tonë me serbin”, ka thënë Jahjaga.

“Ky përvjetor dëshmon misionin tuaj për të ndërtuar ura bashkëpunues, e sidomos në shkencë, jo vetëm në fqinjësi por edhe më gjerë”, ka thënë Jahjaga.