FITORJA

Jahjaga nuk e përjashton mundësinë e takimit me Nikolliqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, që me zgjedhjen në këtë funksion ka deklaruar se do të jetë e gatshme që të takohet me këdo, kurdo dhe kudo kur kjo është në interes të popullit dhe të shtetit të Kosovës.

“Presidentja Jahjaga përfaqëson unitetin e popullit dhe me këtë edhe unitetin politik të vendit, duke respektuar mandatin kushtetues dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

“Republika e Kosovës, është shtet sovran dhe i pavarur, që ka të garantuar integritetin e saj territorial dhe në të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare përfaqësohet vetëm si e tillë dhe si subjekt i barabartë me të tjerët”, ka thënë thënë për Radion Evropa e Lirë, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga.

Ajo i ka dhënë përkrahje “të vazhdueshme procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e BE-së, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Dialogun e konsideron si të vetmen alternativë dhe të vetmen rrugë që dy vendet, të cilat kanë kaluar nëpër luftë të mund t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe t’i sanojnë pasojat dhe dëmet e luftës”.

Mobi Casa

Presidentja Jahjaga dialogun në Bruksel e “ka parë si të vetmen rrugë me të cilën Serbia mund të detyrohet që të respektojë normat ndërkombëtare karshi Kosovës dhe popullit të saj”.

“Presidentja Jahjaga thekson se është e domosdoshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Vllahiu.
Ndryshe, kjo deklaratë pason gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, të bisedojë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kështu të paktën ka pohuar për Radion Evropa e Lirë, Jellko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Sipas tij, Nikolliqi, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.
Nikolliq ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.