RCCOLA

Jahjaga nuk e përfill peticionin e opozitës – kritikohet për rreshtim krah Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka hedhur poshtë mundësinë që të marrë parasysh njërën nga tri kërkesat që opozita ia ka drejtuar ditë më parë.As peticioni i dorëzuar kundër dy marrëveshjeve nuk është konsideruar.

KTV-ja ka pyetur zyrën e saj se çfarë ka ndodhur me atë peticion, që u dorëzua më 23 nëntor, por për të, Jahjaga nuk e ka thënë asnjë fjalë.

“Angazhimi i Presidentes Jahjaga në këtë krizë politike bëhet në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe gjithsesi në rolin e unitetit të popullit. Ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin kushtetues të parimeve të Asociacionit dhe ndërkohë edhe ka kërkuar vlerësim të paanshëm të ekspertëve ndërkombëtarë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi”, thotë zyra e presidentes së Kosovës.

Por, për partitë opozitare, kjo nënkupton rreshtim të Presidentes krah Qeverisë dhe, sipas tyre, në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kur i kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj në krye të shtetit, Jahjaga ka shprehur gatishmëri që t’i ulë në një tavolinë për dialog pozitën e opozitën.

Uji Dea

Kjo, për partitë jashtë pushtetit, është e papranueshme. Jahjaga, në fjalimin e saj të fundit vjetor, ka kritikuar format e përdorura të opozitës në Kuvend.

Presidentja gjuajtjen e gazit lotsjellës e ka barazuar me ikjen e Xhabir Zharkut nga Kosova dhe drejtësia, e cila e ka dënuar me burgim.

http://koha.net/?id=27&l=90177