FIDANISHTJA

Jahjaga: Ngriteni zërin çdo herë, jo vetëm me 1 qershor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fëmijët në Prishtinë sot patën mundësi t’i bëjnë pyetje ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nga ajo u kërkua të flas për të drejtat e fëmijëve, përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre, si dhe përgjegjësinë e prindërve dhe edukatorëve. Ishin fëmijët ata që kërkuan nga Jahjaga që t’u tregojë se si duhen trajtuar fëmijët dhe çfarë duhet të bëjnë vetë ata që t’iu dalin zot të drejtave të tyre, të garantuara me ligj.

Ish presidentja e shtetit, këshilloi ata që çdo herë të ngrisin zërin për atë që u takon, dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit. Ndërkohë, u premtoi atyre se do të jetë mikja e tyre më e mirë, duke i përkrahur dhe promovuar ata brenda dhe jashtë Kosovës.

Anisa Gashi, një nxënëse e cila përmes një interpretimi mbresëlënës të një poezie kushtuar të drejtave të fëmijëve, kishte përmbledhur çdo fushë të jetës në të cilën fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë jetesën e tyre. Në poezinë e saj flitej për të drejtën e dashurisë, të ushqyerit, shkollimit, socializimit me të gjithë, pa dallim feje a ngjyre, për të drejtën e vendimmarrjes dhe shumë elemente të tjera, për të cilat fëmijët e ndjenjë nevojën të jenë të përfshirë.

FIDANISHTJA

Duke u premtuar se çdoherë do të lobojë për të drejtat e tyre dhe se dëshiron t’i takojë shpesh që të bisedojnë për fuqizimin e zbatimit te të drejtave të tyre, Jahjaga u tha fëmijëve se duhet çdo ditë të flasin dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit.

Ky organizim u bë nga organizata joqeveritare “ETEA” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”.

Drejtori i bibliotekës, Munish Hyseni tha se për fëmijët nuk po bëhet sa duhet, se po flitet vetëm për 1 Qershor.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.