Eko Higjiena

Jahjaga në telefon me Mogherinin: Do ta krijojmë Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Atifete Jahjaga ka folur në telefon me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së Fderica Mogherini, të cilën e ka ftuar për vizitë në Kosovë. Jahjaga i ka thënë asaj se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga Zyrës e Presidentes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi sot një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Federica Mogherini, para miratimit të konkluzioneve për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Diskutimi u përqendrua në formimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe angazhimin për të përmbushur reformat e nevojshme për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Mobi Casa

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për procesin e integrimit evropian të vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe reformat e tjera si MSA-në dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si pjesë e agjendës më të gjerë evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini të vizitojë Kosovën. Presidentja theksoi se vizita e saj do të jetë shumë e rëndësishme për t’i takuar aktorët relevant dhe për të diskutuar rrugën përpara në temat që kanë të bëjnë me përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.