UBT

Jahjaga në takim me zv/presidentin Biden, krenare që forcoi miqësinë e Kosovës me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u prit sot në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden, me të cilin diskutuan për konsolidimin e Republikës së Kosovës, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon dhe përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i thelluar reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Sipas njoftimit të Presidencës, Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e saj administratës amerikane për përkrahjen dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës për të konsoliduar dhe forcuar demokracinë në vend dhe për subjektivitetin shtetëror në arenën ndërkombëtare.

Jahjaga theksoi përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës për të funksionalizuar institucionet dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Ajo tha se me gjithë vështirësitë, Kosova ka qëndruar e palëkundur në tetë vjetë të shtetësisë së saj për t’i përmbushur përgjegjësitë e saj.

Presidentja tha se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të përkushtuara të vazhdojnë dialogun me Republikën e Serbisë për të normalizuar relacionet mes dy vendeve si alternativën e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të shpejtuar procesin e integrimeve euroatlantike të dy vendeve.

Uji Dea

Ajo poashtu theksoi nevojën që ky proces të përqëndrohet edhe në implementimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidentja Jahjaga e theksoi edhe kontributin e Republikës së Kosovës për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, në veçanti me përballjen me fenomenin e luftëtarëve të huaj, qytetarë të Kosovës që u janë bashkangjitur organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka qenë e pakompromis në qasjen e saj ndaj kësaj sfide dhe se ka ofruar një partneritet të gjerë me shtetet rajonale për ta adresuar këtë kërcënim.

Jahjaga falënderoi personalisht Zëvendëspresidentin Biden për përkrahjen personale për Kosovë dhe theksoi se ndihet krenare që në mandatin e saj si Presidente e vendit ka forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.