RCCOLA

Jahjaga në përvjetorin e shtatë të shtetësisë: Është bërë shumë, por edhe shumë gabime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar se edhe 7 vjet pas shpalljes së Kosovës së Pavarur ka ende punë për tu bërë dhe na duhet vendosshmëri më e madhe deri në konsolidimin e shtetit tonë. Ajo, ka përmendur edhe se gjatë kësaj rruge ka pasur gabime.

“Shumë punë është bërë, por edhe gabime. Kemi qenë të dëshpëruar dhe të izoluar sepse Kosova e sotme ende nuk është Kosova që kemi synuar. Por, Kosova është e qytetareve të saj, dhe na duhet vendosmëria për ta konsoliduar shtetin tonë”, ka thënë Jahjaga gjatë fjalës së saj në pritjen solemne që ka organizuar për nderë të ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Kjo është Kosova , e sfiduar por e pa lëkundur, ky është atdheu ynë i përbashkët që kërkon atë që duam, shtetin e së drejtës”, ka shtuar Jahjaga, transmeton Express.

Presidentja ka falënderuar aleatet e vendit që mundësuan një realitet të tillë për vendin. Dhe një urim të veçantë ka pasur edhe për diasporën tonë.

KKGJILAN

“Kosovën e bënë realitet të pamohueshëm duke ju falënderuar SHBA’ve që i kemi miq të përjetshëm dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Dua të falënderoj edhe diasporën që jeton më shumë mall dhe nuk kanë reshtur se punuari për këtë vend”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga ka folur edhe për zotimet që u dhanë 7 vite më parë për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve.

“Me dorë në zemër u zotuam se vendin ku pamë aq shumë vuajtje do ta bënim të pavarur. U zotuam në ndërtimin e Kosovës së pavarur në bazë të virtyteve tona. U zotuam se dashuria për këtë vend do të jetë udhërrëfyes për ne”, ka thënë Jahjaga. /GazetaExpress