UBT

Jahjaga në Olimpiadë, tifozllëk për Majlindën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë të premten në takimin me ekipin olimpik që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Londra 2012”.

Në fokus të takimit ishte xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në Olimpiadën e Londrës si pjesë e ekipit të Shqipërisë.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës, në takimin e mbajtur në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve i Kosovës, Memli Krasniqi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, dr.Muhamet Hamiti, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha dhe zyrtarë të tjerë.

Presidentja Jahjaga, duke i dëshiruar suksese pjesëmarrësve në Olimpiadë, tha se “ne të gjithë ndihemi krenarë me sportistët tanë të dalluar, me dëshirën dhe përkushtimin e tyre për të arritur rezultate sa më të mira në garat në kuadër të Lojërave Olimpike Verore të Londrës”.

Uji Dea

“Ne sot të gjithë ndihemi sportistë, te gjithë bëjmë tifozllëk dhe të gjithë me zemër dhe me shpirt e dëshirojmë fitoren tuaj”, u shpreh presidentja, duke e quajtur një sukses në vete vet pjesëmarrjen në këto lojëra.

“Ne sot kemi këtu edhe Majlindën tonë, Majlinda Kelmendin, një sportiste e dalluar nga Kosova, që mbron ngjyrat e kombit tonë nën flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike 2012 që po mbahet këtu në Londër, që shpreh humanizmin e thellë tonin dhe dëshirën, por edhe synimin që të jemi pjesë e botës, të japim me pjesëmarrjen tonë konkrete atë që na dëshmon si vlerë” tha Jahjaga.

Ndërkohë presidentja e Republikës së Kosovës, e cila po qëndron në Londër me ftesë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, William Hague, është takuar të premten edhe me anëtarin e Parlamentit Britanik, Denis MacShane, ndërsa në mbrëmje merr pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Londra 2012”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.