Jahjaga nderohet me çmimin “Clinton Global Initiative”
Ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright ia dorëzoi presidentes Atifete Jahjaga çmimin për “Lidership…” nga “Clinton Global Initiative”. Jahjaga tha se çmimi shkon për popullin e Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është nderuar me çmimin për “Lidership në sferën publike” nga “Clinton Global Initiative”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në një gala mbrëmje organizuar në Nju Jork, ndërsa ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright ia dorëzoi Jahjagës këtë çmim.
Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, bashkëshortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe e bija e tyre, Chelsea Clinton dhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit, kyçurës por edhe nga institucionet amerikane, pore dhe nga Evropa.
“Zotëri President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë nder, këtë çmim të veçantë shpërblim për njerëzit e Kosovës, jetët e të cilëve ju i keni prekur dhe ndryshuar përjetë përmes vendimit tuaj të parandaloni gjenocidin në Kosovë, dhe duke na qëndruar pranë që atëherë për të na ndihmuar ta ndërtojmë shtetin tonë në paqe, të lirë, demokratik”, tha presidentja Jahjaga.


