ARKATANA

Jahjaga: NATO ndali krimin dhe ktheu shpresat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate me rastin e 16-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s i ka vlerësuar si një akt i cili mundësoi që Kosova sot të jetë vend i qytetarëve të lirë dhe të barabartë.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi objektivat ushtarake dhe policore serbe u bënë në mbrojtje të paqes, të parandalimit të gjenocidit, të shpërnguljes me dhunë të popullsisë, të shkatërrimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës.

Këto sulme ishin veprimet më humanitare në historinë e Aleancës Veri Atlantike, si një përcaktim i fuqishëm i botës demokratike kundër politikave agresive dhe në mbrojtje të popullsisë civile.

Eco Higjiena

Në shënimin e 16-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, kur shënohet fillimi i kthimit të shpresës për qytetarët e Kosovës për një jetë të re, shprehim mirënjohje të përhershme për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së dhe të NATO-s, që me përkushtim u angazhuan në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe mundësuan që Kosova sot të jetë vend i qytetarëve të lirë dhe të barabartë.

Solidariteti ndërkombëtar, i dëshmuar përmes veprimit të NATO-s përpara 16 vjetësh, tregon humanizmin e botës së përparuar dhe përkushtimin e saj për respektimin e vlerave të demokracisë, duke u bërë një shpresë për paqe dhe siguri, për një jetë të qetë e të sigurt, për përparim dhe zhvillim për të gjithë popujt dhe shtetet.

Në këtë 16 vjetor, Kosova po dëshmon se është shembulli më i mirë i ndërtimit të një shoqërie të të barabartëve, pa dallim, i respektimit të diversitetit edhe kulturor e fetar dhe i ndërtimit mbi bazat e demokracisë. Një shtet, që dëshmon suksesin e përbashkët të qytetarëve e institucioneve të vendit dhe të bashkësisë ndërkombëtare, faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit dhe i fqinjësisë së mirë, shtet i pranuar ndërkombëtarisht me synime të qarta të anëtarësimit në BE, OKB dhe në NATO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.