Jahjaga: Mos e lëshoni Kosovën, po e vështirësoni liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Prishtinë ka filluar mbledhje e Këshillit për Integrim Evropian ku si çështje urgjente po diskutohet migrimi ilegal i cili është i shprehur kohët e fundit. Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese. Sipas Jahjagës kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. “Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga.

Mobi Casa

Sipas liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë. Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, ai i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, shef i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, etj.