ARKATANA

Jahjaga: Me urgjencë duhet të merremi me mangësitë e Raportit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pranoi sot nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, Raportin e Progresit për vitin 2014 dhe Strategjinë e Zgjerimit të BE-së të miratuar nga Komisioni Evropian, që vlerëson përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës drejt integrimit evropian.

Presidentja Jahjaga mirëpriti Raportin e Progresit për Kosovën, duke theksuar se ky raport vlerëson njohjen e përparimit të arritur të Kosovës në përmbushjen e reformave evropiane në vitin e fundit. Njëkohësisht, Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që sfidat e identifikuara në raport të adresohen me seriozitetin më të lartë nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja me urgjencë duhet të jetësojnë përkushtimin për reforma dhe të adresojnë mangësitë e identifikuara nga ky raport.

UBT

Presidentja Jahjaga gjithashtu mirëpriti gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar Kosovën në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në dhe për të intensifikuar dialogun me Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga Presidentja e Kosovës.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, vlerësoi se Raporti i Progresit është një raport pozitiv që vlerëson përmbylljen e suksesshme të procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, progresin e deritanishëm në adresimin e kritereve për liberalizim të vizave, bashkëpunimin me EULEX-in dhe zotimin për krijimin e Gjykatës Speciale, përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe procesin zgjedhor në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.