KKVITI

Jahjaga mbështet vendimin e Qeverisë për amendamentet e Speciales

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbështet vendimin e Qeverise për të proceduar amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.Përmes një deklarate për shtyp lëshuar nga zyra e Presidentes, thuhet se ky është hapi i parë drejt realizimit të obligimit të Republikës së Kosovës që del nga marrëveshja ndërkombëtare e votuar me 2/3 e votave të deputetëve.

Krijimi i gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile, thuhet në deklaratën e Jahjagës.

KKVITI

Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri, thuhet më tej aty.