Fundamenti

Jahjaga: Marrëveshjet e ndihmojnë Kosovën në perspektivën evropiane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media përshëndet nënshkrimin e katër marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë sonte në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ajo e quan një moment të rëndësishëm për fuqizimin e rendit kushtetues dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Presidentja Jahjaga, e cila zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh udhëheqës i delegacionit shtetëror në bisedimet me Republikën e Serbisë, theksoi se marrëveshjet forcojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe integritetin territorial, dhe aspiratën tonë për ta bërë Kosovën shtet gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe me prosperitet. Ato po ashtu ndihmojnë në integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe shoqërore të vendit, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Eco Higjiena

Arritja e pakos së marrëveshjeve, përfshirë kodin e mëvetësishëm telefonik, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e Republikës së Kosovës në procesin e dialogut, suksesi i të cilit, siç thotë Presidenca, do t’i ndihmojë edhe konsolidimit të mëtejshëm ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe perspektivës së saj të qartë evropiane.

http://koha.net/?id=27&l=72198

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.