Jahjaga: Ligji për Prokurim Publik, thelbësor në luftën kundër korrupsionit
Presidentja në largim, Atifete Jahjaga ka dekoruar ligjin për Prokurim Publik, ligj ky i cili përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ajo në rrjetin social facebook ka shkruar se zbatimi i këtij ligji do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit.
Ja postimi i plotë i Jahjagës në facebokk:
Sot dekretova Ligjin e ri për Prokurim Publik. Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë, për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent dhe konkurrencën e barabartë në treg.