Jahjaga: Liderët të lënë anash interesat partiake

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zarif diskutuan për aktualitetin politik në vend dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Presidentja, duke theksuar se përkundër faktit se po testohet edhe pjekuria politike në vend, tha se beson fuqishëm në një zgjidhje të pranueshme nga liderët e partive politike parlamentare, të cilët duhet të lënë mënjanë interesat partiake në të mirë të shtetit të Kosovës, mirëqenies së qytetarëve të saj dhe proceseve integruese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Atifete Jahjaga priti përfaqësuesin e Posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Farid Zarif.

Në një komunikatë për media thuhet se presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Farid Zarif dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, në prag të mbajtjes së takimit të radhës të vlerësimit tremujor të gjendjes në Kosovë në KS të OKB-së, të caktuar më 13 nëntor.

“Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zarif diskutuan për aktualitetin politik në vend dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Presidentja, duke theksuar se përkundër faktit se po testohet edhe pjekuria politike në vend, tha se beson fuqishëm në një zgjidhje të pranueshme nga liderët e partive politike parlamentare, të cilët duhet të lënë mënjanë interesat partiake në të mirë të shtetit të Kosovës, mirëqenies së qytetarëve të saj dhe proceseve integruese”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS