Eko Higjiena

Jahjaga: Kushtetuta e Kosovës simbolizon sakrificën për liri e pavarësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka thënë se Kushtetua e Kosovës është simbol i sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.“Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë. Sot kremtojmë një ndër ditët më të shënuara në historinë e shtetit tonë, Ditën e Kushtetutës, këtij akti madhor që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Jahjaga, në urimin e saj për Ditën e Kushtetutës.

Ajo ka thënë se me vullnetin e qytetarëve dhe sakrificën e tyre po ndërtohet një shtet i dinjitetshëm dhe i përparuar.

“Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës – që qytetarin e tij e ka zot të kësaj toke, të barabartë pa dallim. Është dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës, ku sundon rendi dhe ku forca e ligjit shtrihet në gjithë territorin. Kjo është Dita e aktit më të lartë juridik dhe të vlerave të popujve dhe vendeve demokratike”, ka shtuar Shefja e Shtetit.

Uji Dea

“Një Kushtetutë e shtetit tonë, me një histori të rëndë, që po ngritet me forcën e shpirtit të qytetarëve të tij, me vullnetin e tyre për ta bërë Kosovën një vend të dinjitetshëm, të përparuar dhe anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”.

“Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Republikës së Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.